AKREDITIMI  I PROGRAMIT TË STUDIMIT “BACHELOR” NË “ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE”: EKSPERTËT E VLERËSIMIT TË JASHTËM ZHVILLUAN TAKIME ONLINE ME PEDAGOGË, STUDENTË DHE PUNONJËS TË STAFIT NDIHMËSAKADEMIK TË UNIKO

Në datat 28-29 janar 2021, në kuadër të akreditimit të programit të studimit “Bachelor” në “Administrim dhe Politika Sociale”, ekspertët e vlerësimit të jashtëm zhvilluan takime online me pedagogë, studentë, si dhe punonjës të stafit ndihmësakademik të UNIKO. Sipas programit të dërguar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), gjatë takimeve virtuale ekspertët morën informacion shtesë në lidhje me kurrikulën, vlerësimin e pedagogëve nga ana e studentëve, bashkëpunimin midis kolegëve, veprimtarinë shkencore në departament, përputhjen e kualifikimit të ofruar me tregun e punës, këshillimin e karrierës, risia që sjell ai në tregun e punës etj. të dhëna që do të përfshihen në vlerësimin përfundimtar të programit të studimit në proces akreditimi.

Previous Post
Lista emerore e studenteve te cileve ju eshte miratuar ulja e tarifes vjetore te shkollimit ne masen 50%
Next Post
DITA E VËLLAZËRISË MES NJERËZVE- PEDAGOGË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ISHIN TË FTUAR NË NJË TAKIM ME NXËNËS E MËSUES TË KOLEGJIT “PREKA”, KORÇË