Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DITA E VËLLAZËRISË MES NJERËZVE- PEDAGOGË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ISHIN TË FTUAR NË NJË TAKIM ME NXËNËS E MËSUES TË KOLEGJIT “PREKA”, KORÇË

Në datën 4 shkurt 2021, nxënës dhe mësues të Kolegjit “Preka” në Korçë organizuan një takim me rastin e ditës së Vëllazërisë mes Njerëzve, e caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dita ndërkombëtare për forcimin e paqes në botë dhe për bashkëjetesën mes njerëzve. Në takim ishin të ftuar pedagogët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Jordan Jorgji dhe dr. Eriseld Kalemaj. Në lidhje me temën e këtij takimi ata u ndalën në përshkrimin e dimensioneve filozofike dhe politike të bashkëjetesës fetare, si dhe në sfidat me të cilat përballen besimet në epokën e globalizmit. Gjatë debatit nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës, mes tyre edhe ish-studentja e FSHNH, Ina Kosta, sot mësuese pranë këtij kolegji, theksuan rëndësinë e mirëkuptimit ndërfetar dhe bashkëjetesës në shoqëri. Në fund të takimit  pedagogët i ftuan nxënësit e këtij kolegji që, me përmirësimin e situatës nga pandemia Covid-19, të vizitojnë mjediset e FSHNH dhe të Universitetit të Korçës, ndërsa mësuesit, nëse dëshirojnë, mund të marrin pjesë në takimet që do të zhvillohen me stafin e fakultetit.

Leave a Reply