“80-VJETORI I ÇLIRIMIT, SHQIPTARËT DHE KOALICIONI ANTIFASHIST”-KONFERENCË SHKENORE E ORGANIZUAR NGA UNIKO NË BASHKËPUNIM ME KËSHILLIN E QARKUT KORÇË

Në datën 8 nëntor 2024, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut, Korçë organizuan në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë konferencën shkencore: “80-Vjetori i Çlirimit, Shqiptarët dhe Koalicioni Antifashist”.

Punimet e seancës plenare i hapi pedagogu i departamentit të Historisë dhe Gjeografisë, phd. Metin Venxha, i cili përshëndeti të pranishmit përfaqësues të Këshillit të Qarkut, Korçë, institucioneve, komuniteteve fetare, studiues të historisë, staf e studentë të UNIKO, mësues e nxënës të shkollave të qytetit etj.

Punime të mbara i uruan kësaj konference, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, znj. Mimoza Shuli, zëvendëskryetare e Këshillit të Qarkut, Korçë; prof. as. dr. Jonela Spaho, dekane e FEF.

Më pas, konferenca i vijoi punimet në dy sesione paralele.

Sesioni I u drejtua nga prof. as. dr. Teki Kurti, i cili referoi temën: “Lufta antifashiste në Korçë sipas dokumentave gjermane”. Po gjithashtu, në këtë sesion referuan edhe phd. Jordan Jorgji me temën: “Sistemi ndërkombëtar dhe Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri”, dr. Orjon Ago me “Kontributin e Zonës së Vakëfeve në Luftën e Dytë Botërore”, dr. Alba Kreka, e cila u ndal në kujtesën historike te të rinjtë në 80-vjetorin e çlirimit të vendit, me rast studimi qytetin e Korçës.

Sesioni I u përmbyll me referimin e mësueses së historië, znj. Ruela Ago me temën: “Të panjohurat e ngjarjeve të 8-9 shtatorit 1943 në Korçë”.

Sesion II vijoi nën drejtimin e prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila njëkohësisht referoi edhe temën: “Letërsia shqiptare gjatë luftës së dytë Botërore”. Në këtë sesion, phd. Metin Venxha kumtoi: “Ideja dhe realizimi i Frontit Antifashist në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Sesioni II vijoi me kumtesat e msc. Nuredin Nazarko dhe msc. Jorida Tollkuçi përkatësisht me temat: “Anamneza e Drejtuesit Politik të PKSH-së gjatë Luftës së Dytë Botërore” dhe “Dhora Leka: Muzika e rezistencës dhe roli i gruas në luftën për çlirim”. Porf. as. dr. Eris Rusi mbylli punimet e kësaj konference me temën: “Koha dhe Kujtesa në letërsisë e Dritëro Agollit: “Komisari Memo” mbi ngrehinat e Luftës së Dytë Botërore”.

 

Previous Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË BASHKINË PUSTEC
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” U RENDIT I TRETI NË ATLETIKË, NË GARAT BOTËRORE UNIVERSITARE QË U ZHVILLUAN NË ROMË, ITALI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right