Në datën 2 shtator 2025 drejtues të Fakultetit të Bujqësisë pritën në takim stafin akademik nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, Itali, ku u diskutua për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis të dy universiteteve.
Biseda u përqëndrua në mundësitë e reja për bashkëpunim, duke patur parasysh edhe përvojën e suksesshme të bashkëpunimit në kuadër të projektit ILOFORDIGITAL.
Të pranishmit theksuan se bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor mund të shtrihet në fushën e bujqësisë së qëndrueshme, agroekologjisë, bioteknologjisë bujqësore, agroindustrisë së zinxhirit ushqimor etj.
Gjithashtu u fol edhe për bashkëpunime të tjera, si: konferenca e seminare të përbashkëta, mobilitete të stafit e studentëve, praktika të studentëve brenda institucioneve që lidhen me sektorin bujqësor etj.










