ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETEVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, SI DHE PROGRAMI I STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI SHQIPE DHE GJUHË PAKICASH” NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ISHIN TEMAT E DISKUTUARA GJATË NJË TAKIMI QË REKTORI ZHVILLOI ME ZËVENDËSMINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË RMV-SË, Z.ZORAN DIMITROVSKI

Në datën 19 dhjetor 2024 në Universitetin “Fan S. Noli”, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi  priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Dimitrovski.

Në fokus të këtij takimi ishte programi i studimit “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Pakicash” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, ku ndër të tjera përfshihet edhe gjuha maqedonase, si dhe rëndësia që ka promovimi në rritjen e interesit të të rinjve për të aplikuar në këtë program.

Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe autoritete të tjera drejtuese në UNIKO u nënvizua fakti se takime të tilla forcojnë edhe më tepër lidhjet akademike dhe kulturore mes dy vendeve, duke hapur mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.

Postimi i Mëparshëm
ARRITJET POR EDHE OBJEKTIVAT DHE DETYRAT PËR VITIN NË VIJIM U DISKUTUAN ME STAFET AKADEMIKE E NDIHMËSAKADEMIKE PËRKATËSISHT NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, FAKULTETIN E EKONOMISË DHE FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË GJATË ANALIZËS SË GJITHË VEPRIMTARISË PËR VITITN AKADEMIK 2023-2024
Postimi Pasues
“80 VJET ARSIM NË GJUHËN AMTARE MAQEDONASE NË SHQIPËRI” KONFERENCË SHKENCORE E BASHKORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ME SHOQATËN MAQEDONASE “SONCE” DHE ME RRJETIN PËR PROMOVIMIN E DIVERSITETIT LINGUISTIK, BRUKSEL