Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ZËVENDËSREKTORJA PËR KËRKIMIN DHE SHKENCËN, DR. BENITA STAVRE ZHVILLOI NJË TAKIM ME KOORDINATOREN E PROJEKTEVE TË “DORCAS AID INTERNATIONAL ALBANIA”, ZNJ. VIOLA BOGDANI

Në datën 18 shtator 2020, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre dhe koordinatorja e projekteve pranë organizatës “Dorcas Aid International Albania”, znj. Viola Bogdani zhvilluan një takim në mjediset e kësaj organizate. Të pranishëm në takim ishim edhe specialistja e Qendrës së Inovacionit znj. Erjona Asabella dhe specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit z. Romeo Terolli.

Në këtë takim u diskutua mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy institucioneve me qëllim zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, angazhimin dy-palësh për shkëmbim ekspertize mes stafeve, trajnime dhe përfshirjen e studentëve në projekte dhe programe me interes të përbashkët.

Në fjalën e saj zëvendësrektoja e UNIKO shprehu vullnetin për angazhimin e plotë të Universitetit “Fan S. Noli”, me qëllim zhvillimin e projekteve dhe programve të përbashkëta. Koordinatorja e projekteve të “Dorcas Aid International” shprehu gatishmërinë për angazhimin në këtë marrëveshje, si dhe u vu theksi në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve, e cila do të pasqyrohet me veprimtari të përbashkëta në të mirë të komunitetit dhe studentëve në të ardhmen.

Leave a Reply