Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË NË BASHKËPUNIM ME KLUBIN E SHKRIMTARËVE “BOTA E RE” ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI KUSHTUAR KRIJIMTARISË SË KLUBIT TË SHKRIMTARËVE “JEHONA E KARADAKUT, KUMANOVË

Në datën 25 shtator 2020, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë në bashkëpunim me klubin e shkrimtarëve “Bota e re” në Korçë zhvilluan një veprimtari letrare rreth krijimtarisë së klubit të shkrimtarëve “Jehona e Kardakut” të Kumanovës, Maqedoni. Të pranishmit në këtë takim, drejtues të UNIKO dhe FEF, pedagogë, studentë, krijues e dashamirës të artit e letërsisë në qytetin tonë, u njohën nga afër me krijimtarinë letrare të autorëve nga Kumanova dr. Fatos Rushiti, prof. dr. Sunaj Raimi, dr. Sevdail Demiri dhe z. Selajdin Shabani.  Në fjalën e saj dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho pasi ka lexuar poezitë e miqve nga Kumanova, ka vlerësuar potencialin poetik të jashtëzakonshëm, shprehinë emocionale dhe lirshmërinë me të cilën çelet shpirti poetik në poezitë e tyre.

Krytari i klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, pedagogu, Eris Rusi, u shpreh se kjo veprimtari do të forcojë edhe më tepër lidhjet e bashkëpunimit midis dy klubeve të shkrimtarëve nga Korça dhe Kumanova.  Në këtë kuadër u nënshkrua ehe një marëveshje bashkëpunimi midis Për kryetarin e klubit të shkrimtarëve “Jehona e karadakut” një arsye më shumë për të qënë i pranishëm në këtë veprimtari ka qënë dhe vlerësimi me çmimin “Fadil Bekteshi” për poetin e njohur korçar z. Skënder Rusi, i cili me poezinë “Ditë pa mëngjese” fitoi çmimin më të lartë në veprimtarinë e përvitshme “Takimet poetike të Karadakut” që zhvillohet  në Kumanovë.

Gjatë takimit u përcollën poezi nga krijimtaria e këtyre poetëve nën interpretimin e studentëve të UNIKO dhe letrarëve të rinj të qytetit, si dhe nga  aktorja e njohur, znj. Klaudeta Riza. 

Leave a Reply