Departamenti i Menaxhimit, Fakulteti Ekonomik
Drejtues i projektit: Dr. Emil Frashëri
Kohëzgjatja: 7 muaj
Viti 2025
Qëllimi i projektit:
Vlerësimi sa më i saktë i aftësive digjitale të studentëve të UNIKO, për rritjen e efektivitetit të ndërhyrjes institucionale në funksion të rritjes cilësore të ofertës akademike, drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, në një të ardhme plotësisht të digjitalizuar.
I shprehur në një gjuhë më teknike qëllimi mund të përkufizohej si: Identifikimi, matja dhe vlerësimi i aftësive digjitale të studentëve të UNIKO, bazuar tek analiza statistikore e të dhënave primare, nëpërmjet përdorimit të një përqasjeje inovative, e cila modelon ndërveprimin midis indikatorëve operacionalë të konceptualizmit të aftësive digjitale, duke marrë në konsideratë natyrën multidimensionale dhe hierarkike të fenomenit.
Objektivat Specifikë:
OS1: Konceptim i mirë i fenomenit në tërësi, duke marrë në konsideratë si anën funksionale ashtu dhe atë kritike.
OS2: Vlerësimi sa më i saktë i fenomenit të konceptualizuar.
OS3: Përcjellja optimale e gjetjeve të studimit tek aktorët e interesit.

