Migrimi potencial i banorëve nga rajoni i Korçës (Studimi i përmasave të migrimit të mundshëm të banorëve nga rajoni i Korçës dhe analizimi i impaktit të tij për rajonin)

Departamenti i Shkencave Sociale, Departamenti i Matematikës, Departamenti i Edukimit dhe Filologjisë

Drejtues i projektit: Dr. Denisa Titili

Kohëzgjatja: 7 muaj

Viti 2025

Qëllimi i projektit: Përmbushja e nevojës për studimin dhe njohjen e dukurisë së migrimit potencial të banorëve nga rajoni i Korçës. Të sigurohet një njohje e tendencave për migrim të banorëve dhe kryesisht të rinjve nga rajoni i Korçës, e bazuar në të dhëna konkrete të besueshme, të siguruara përmes një metode shkencore siç është anketimi.

Objektivat Specifikë të projektit:
  • Të identifikohen përmasat e migrimit potencial në rajon.
  • Të identifikohen arsyet dhe motivet që shtyjnë banorët dhe të rinjtë të planifikojnë apo të përgatiten për të migruar.
  • Të njihen karakteristikat e migrantëve potencialë (sipas grupmoshës, gjinisë, nivelit të arsimimit, statusit të punësimit, statusit martesor etj.)
  • Të identifikohet plani për kthim në vendlindje pas përmbushjes së projektit të tyre migrator në një të ardhme të afërt apo të largët.
  • Të analizohet si migrimi potencial mund të impaktojë zhvillimin e rajonit.
  • Të ndërtohet një sistem i integruar i mbledhjes së të dhënave rreth migrimit potencial dhe pasojave të tij që mund të lejojë ndërmarrjen e studimeve më të thelluara në të ardhmen.
  • Të ndihmojë institucionet vendore, biznesin, palët e interesit dhe aktorët socialë në planifikimin e politikave të qëndrueshme (në përputhje me treguesit e identifikuar) dhe menaxhimin e pasojave që mund të sjellë ky migrim në të ardhmen për rajonin.
Postimi i Mëparshëm
Teknologjia dhe analiza e të dhënave në kërkimin shkencor: Aplikime në SPSS, R dhe EViews
Postimi Pasues
Vlerësimi i aftësive digjitale të studentëve si domosdoshmëri në përballimin efektiv të sfidave në epokën e transformimeve digjitale