Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ORGANIZOI KUPËN UNIVERISTARE ME TË NJËJTIN EMËR NË VOLEJBOLL PËR FEMRA ME PJESËMARRJEN E EKIPEVE TË UNIVERSITETEVE NGA SHQIPËRIA E KOSOVA

Në datat 20-212022 u zhvillua kupa Universitare “Fan S. Noli” në volejboll për femra me pjesëmarrjen e ekipeve të volejbollit të femrave të:

Universitetit “Hasan Prishtina”

Universitetit të Tiranës

Universitetit “Fan S. Noli”

Ekipi “Korça-Volley”.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së kësaj veprimtarie që u mbajt në mjediset e Qytezës së Fëmijëve përshëndeti pjesëmarrësit dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila theksoi se veprimtari të tilla integrojnë sportin me strukturën akademike, duke i dhënë sportit vendin e merituar në sistemin multidisiplinar. Një përshëndetje përcollën edhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik në Universitetin “Hasan Prishtina”, prof. Musa Selimi dhe presidenti i Federates Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu, të cilët përgëzuan Universitetin “Fan S. Noli” për këtë organizim modest, por që duhet marë shembull edhe nga universitetet e tjera, pasi nga veprimtari të tilla përfitojnë të gjithë.

Pas përfundimit të ndeshjeve Universiteti “Fan S. Noli” fitoi kupën nërsa ekipet e tjera u renditën përkatësisht:

Vendi IV-Universiteti i Tiranës,

Vendi III-“Korça-Volley”

Vendi II-Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë

dhe në vend të parë Universiteti “Fan S.Noli”.

Ndeshjet u zhvilluan për dy ditë me radhë në mjediset e Qytezës së Fëmijëve nën kujdesin e veçantë të zëvendësrektorit për mësimin , dr. Arto Adili, i cili uroi vajzat për këtë fitore të merituar dhe njëkohësisht të gjitha ekipet pjesëmarrëse për lojën e bukur dhe emocionet që u dhuruan sportdashësve korçarë.

Leave a Reply