Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI KONFERENCËN E 5-TË NDËRKOMBËTARE “EDUCATION ACROSS BORDERS” (ARSIMI PËRTEJ KUFIJVE) ME TEMË: “INNOVATIVE EDUCATION: STRENGTHENING THE FUTURE” (EDUKIMI INOVATOR NJË MJET PËR TË FUQIZUAR TË ARDHMEN)

Në datat 28-29 prill 2023, në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet Konferenca e 5-të Ndërkombëtare “Education Across Borders” (Arsimi Përtej Kufijve) me temë: “Innovative Education: Strengthening the Future” (Edukimi Inovator një Mjet për të Fuqizuar të Ardhmen), organizuar nga Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe i Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit, “ST. Kliment Ohridski” University of Bitola, Maqedonia e Veriut dhe me Shkollën e Shkencave Sociale dhe të Shkencave Humane, University of Western Macedonia- Follorinë, Greqi.

Në fjalën e hapjes së seancës plenare, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre falënderoi të pranishmit dhe universitetet që bashkëpunuan për këtë organizim, ndërsa vlerësoi rolin e madh që edukimi ka edhe për të krijuar ndërkombëtarizim,  edhe për të nxitur sipërmarrjen inovative te brezi i ri, si dhe te të nxënit mbi bazën e kompetencave kaq shumë të kërkuara nga tregu i punës. 

Në këtë konferencë morën pjesë më punimet e tyre rreth 150 pedagogë nga të tre universitetet organizatore, të cilët sollën studimet e tyre mbi 80 tematika të ndryshme në lidhje me temën e kësaj konference.

Të pranishmit i përshëndetën edhe dekani i Fakultetin e Edukimit, “ST. Kliment Ohridski” University of Bitola, Maqedonia e Veriut, prof. Danche Sivakova, Neshkovski dhe zëvendësrektori i University of Western Macedonia- Follorinë, Greqi, prof. Georgos Jordanidis. Ata i vlerësuan këto projekte të përbashkëta dhe këtë bashkëpunim trilateral si mënyrën më të mirë për të lidhur universitetet në të tre anët e kufirit.

Seanca plenare e Konferencës vijoi me fjalën kryesore të mbajtur nga prof. dr. Bardhyl Musai, I cili referoi temën: “Fast Changing Developments Need Innovative Education for Active Learning of Net Generation Students” (Zhvillimi i shpejte ka nevojë për edukim inovativ në të mësuarit aktiv të studentëve të brezit të teknologjisë).

Më pas konferenca i vijoi punimet në seanca paralele në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.

Në datën 29 prill 2023, në ditën e dytë të saj, Konferenca i vijoi punmet në seancat paralele të zhvilluara online dhe me prezancë në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”. 

Leave a Reply