Në datën 17 shkurt 2026 në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një sesion informues në kuadër të thirrjes për projekte të kërkimit shkencor mbështetur me të ardhurat e Universitetit “Fan S. Noli” për vitin 2026.
Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko prezantoi për stafin akademik të interesuar detajet e thirrjes, kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, afatet etj.
Takimi u mbyll me pyetje e diskutime nga të pranishmit.


















