Nga data 1-4 dhjetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” merr pjesë në edicionin e 28-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, “Mendo Globalisht dhe Përqafo Dixhitalizimin” organizuar nga Klik Ekspo Grup 2022.
Universiteti “Fan S. Noli” prezanton në këtë panair ofertën e tij akademike, si dhe botime shkencore të Konferencave që janë organizuar nga ky Universitet, botime të pedagogëve dhe botimet periodike të Buletinit Shkencor etj.
Në stendën e Universitetit tonë të interesuarit morën informacion në lidhje me mënyrën e organizimit të programeve të studimit, kushtet dhe mundësitë që ofrohen për studentët, kriteret e pranimit, zhvillimi i veprimtarive të ndryshme me karakter shkencor, kulturor e sportiv etj.
Në këtë panair janë të pranishëm rreth 250 biznese rajonale dhe evropiane, duke treguar se përtej sfidave të shumta dhe zhvillimeve të reja tekonlogjike e rëndësishme mbetet lidhja e ngushtë midis bizneseve për bashkëpunime të reja dhe zhvillim.