UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NDEROI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” HISTORIANEN DHE ANTROPOLOGEN E SHQUAR, PROF. MARIA N. TODOROVA

Në datën 29 qershor 2023 u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Doctot Honoris Causa” për prof. Maria N. Todorova, personalitet i shquar në fushën e studimeve historike.

Ceremonia u mbajt në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë pas pritjes zyrtare në mjediset e Rektoratit.

Në fjalën e mirëseardhjes rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello ndër të tjera theksoi: “Profesoreshë Maria Todorova është një nga zërat më të rëndësishëm të studimeve shkencore, monografive historike, me fokus të veçantë mbi ballkanin ku ndajmë fate të ngjashme me popujt e tjerë të këtij gadishulli. Emri i të ftuarës së nderit në Universitetin tonë është i njohur për të gjithë studiuesit e Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës Lindore. Libri kryesor i profesoreshë Todorovës, “Ballkani imagjinar” i botuar në vitin 1997 i hapi rrugë diskutimeve të shumta dhe rinxori në dritë peshën, interpretimet dhe qendrimet e kundërsjellta mbi Ballkanin dhe ballkanasit të mbajtur nën vëzhgim nga Perëndimi.

Vlera e profesoreshë Todorovës si studiuese dhe historiane qëndron edhe në faktin se ajo nuk ndalet vetëm tek eksperienca jetësore e saj e cila në vetvete është e mbushur me lëvizje të vazhdueshme, kontakt me perëndimin, përfshirje në jetën publike dhe politike në SHBA.

Dua të shpreh edhe një herë konsideratën e lartë për praninë e profesoreshë Todorovës në Universitetin tonë, që i jep një shtysë tjetër përpjekjeve për të kthyer në element të rëndësishëm të institucionit tonë Qendrën e Studimeve Ballkanike, ku kontributi i personaliteteve si profesoreshë Todorova ka për të qenë i paçmuar”.

Titullin “Doctor Honoris Causa” u propozua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe në këtë kuadër akad. Shaban Sinanti prezantoi një profil të shkurtër të studiueses Maria Todorova.

Më pas, në emër të Senatit Akademik, rektori Bello i dorëzoi prof. Maria Todorovës titullin me këtë motivacion:

“Studiuese e njohur bullgaro-amerikane, antropologe, orientaliste, ballkanologe dhe historiane e shquar që me përmbi 15 veprat e saj origjinale ka emancipuar mendimin shkencor botëror dhe ka ndikuar fuqishëm në disa breza studiuesish në trajtimin e çështjeve të tilla madhore, si hierarkitë e qytetërimeve, antropologjia e religjioneve, raportet ndëretnike në Ballkan dhe proceset e europianizimit të tij etj., duke i shfaqur popujt e këtij rajoni në sytë e njëri-tjetrit dhe duke europianizuar mendësitë e tyre. Në shenjë mirënjohjeje nga stafi akademik, studentët dhe drejtuesit e Universiteitt “Fan S. Noli””.

Profesore Todorova falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” për këtë vlerësim dhe të gjithë të pranishmit në ceremoni. Ajo mbajti ligjëratën akademike “Imagining the Balkans: 25 years after”- “Ballkani imagjinar: 25 vjet më pas”.

Previous Post
“INTEGRIMI GJINOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË-SESION INFORMUES ME QËLLIM INFORMIMIN MBI KUPTIMIN, RËNDËSINË DHE PËRFITIMET QË SJELL INTEGRIMI GJINOR DHE MONITORIMI I TË DHËNAVE ME NDJESHMËRI GJINORE NË UNIVERSITET
Next Post
NDËRKOMBËTARIZIMI I DEPARTAMENTEVE DHE FAKULTETEVE, SI DHE BASHKËPUNIMI ISHIN NË FOKUS TË BISEDES SË HAPUR QË PROF. JEAN-MICHEL WAELLE ZHVILLOI ME DREJTUES E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right