UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NDEROI ME CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE Z. ARNOLD GEIGER, THEMELUES DHE PRESIDENT I FONADACIONIT “NEHEMIAH GATEWAY ALBANIA”

Në datën 16 nëntor 2023, Universiteti “Fan S. Noli” nderoi me Certifikatë Mirënjohjeje z. Arnold Geiger, Themelues dhe President i Fonadacionit “Nehemiah Gateway Albania”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ndër të tjera vlerësoi kontributin e z. Geiger në bashkëpunimin me Universitetin tonë, si dhe mbështetjen e ofruar prej tij për ndërkombëtarizimin e Universitetit “Fan S. Noli”. Më pas, në shenjë mirënjohjeje nga personeli akademik dhe drejtuesit e Universitetit i dorëzoi atij Certifikatën e  Mirënjohjes me këtë motivacion: “Themelues i Fondacionit “Nehemiah Gateway Albania” me programe afatgjata në fushën sociale, humanitare dhe arsimore, si Shkolla “Nehemiah” dhe Shkolla “Amaro Tan” për ndihmesat e veçanta në arsimimin e shtresave të pafavorizuara dhe në nevojë, për promovimin e arsimit cilësor parauniversitar, iniciues për ngritjen e Shkollës së Lartë “Nehemiah Gateway”, si dhe për bashkëpunimin e mbështetjen e ndërkombëtarizimit të Universitetit “Fan S. Noli”.

Prof. dr. Bardhyl Musai, përgjegjës i Departamentit të Menaxhimit në Universitetin “Nehemiah” bëri një paraqitje të detajuar të jetës dhe veprimtarisë së tij shumëdimensionale dhe shumëplanëshe, kryesisht në atë humanitare, altruiste dhe menaxheriale.

Presidenti i Fondacionit “Nehemiah Gateway Albania” z. Arnold Geiger falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” për këtë vlerësim, duke shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë për ta forcuar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin me Universitetin tonë. Gjithashtu, z. Geiger mbajti për të pranishmit leksionin e hapur me temë: “Ndikimi i vlerave në edukimin dhe zhvillimin ekonomik, bazuar në shembujt e “Nehemiah Gateway”.     

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETI WESTERN MACEDONIA (UOWM) GREQI NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ORGANIZUAN WORKSHOPIN ME TEMË: “JUST TRANSITION AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT” (TRANZICIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM)
Next Post
“Roli i dixhitalizimit në biznesin e vogël” ishte tema e një seminari informues i organizuar në Fakultetin e Ekonomisë, në kuadër të projektit: “Analiza e riskut ekonomik për bizneset e vogla, Qarku Korçë dhe roli i dixhitalizimit në fuqizimin e tyre gjatë dhe pas periudhës së pandemisë COVID-19”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right