UNIVERSITETI “FAN S. NOLI MORI PJESË NË TURNEUN E ORGANIZUAR NGA FEDERATA SHQIPTARE E HANDBOLLIT NË QYTETIN E POGRADECIT, KU U ZHVILLUAN PËRBALLJE NË HANDBOLL DHE HANDBEACH MIDIS EKIPEVE TË DISA QYTETEVE TË VENDIT

Në muajin maj 2022, Federata Shqiptare e Handbollit zhvilloi një turne në qytetin e Pogradecit, me qëllim promovimin e sportit të handbollit dhe handbeach. Në këtë turne morrën pjesë ekipet e handbollit të qytetit të Librazhdit, Durrësit, Cërrikut si dhe ekipet e handbollit të Universitetit të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan dhe të Universitetit “Fan S. Noli”. Ndeshjet e handbollit u zhvilluan tek Pallati i Sportit, ndërsa ndeshjet e handbeach në bregliqenin e Pogradecit. Ekipi i Universitetit tonë zhvilloi dy ndeshje handbolli, të cilat i fitoi respektivisht 9-8 me ekipin e Librazhdit dhe 15-2 me ekipin e Durrësit. Në ndeshjen e handbeach ekipi ynë humbi me penallti 4-3 me ekipin e Librazhdit. Përgëzime ekipit të Universitetit “Fan S. Noli” të udhëhequr nga pedagogu Pandush Tasellari dhe të përbërë nga studentët: Fabion Braimllari, Kristi Begolli, Gersi Terolli, Kristaq Zguro, Kristi Durollari, Theodhor Toqe dhe Aleksandër Poreçi.

Previous Post
RRITJA DHE PËRMIRËSMIMI I ROLIT TË QENDRËS NDËRDISIPLINORE TË STUDIMEVE BALLKANIKE
Next Post
EKSPERTË TË ASCAL ZHVILLUAN TAKIME ME STAFIN DHE STDUENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROCESIT TË RIAKREDITIMIT INSTITUCIONAL