UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MIRËPRITI TAKIMIN NË KUADËR TË PROJEKTIT TOKA

Në datën 9 tetor 2026 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua takimi i aktorëve të interesit të projektit TOKA, një nismë që synon transformimin agro-ekonomik të rajonit të Korçës.

I financuar nga AADF, me mbështetjen e Universitetit të Wageningenit, në Holandë, projekti bashkon Universitetin, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkitë e qarkut, fermerët dhe sektorin privat përmes modelit holandez Dutch Diamond.

Takimin e drejtoi z. Enrik Keco Menaxher Projektesh pranë AADF, ndërsa në fjalën e hapjes, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi ndër të tjera theksoi se për Universitetin “Fan S. Noli”, TOKA krijon mundësi të reja për forcimin e kërkimit shkencor, përfshirjen e studentëve në nisma konkrete zhvillimi, lidhjen e dijes akademike me nevojat e tregut dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë. “Sot jemi këtu në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” për të prezantuar dhe diskutuar mbi progresin dhe gjetjet fillestare të projektit, shkëmbimin e perspektivave me aktorët kryesorë të rajonit, identifikimin e prioriteteve dhe hapave te mëtejshëm, me vëmendje të veçantë ndaj sektorëve krysorë agro-ekonomikë të rajonit të Korçes”.

Në këtë takim fjalën e mori edhe z. Arjan Jaupllari zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jonida Lamaj Menaxhere e Projekteve për Arsimin pranë AADF-së, ndërsa më pas u bë një prezantim i projektit TOKA dhe objektivave kryesore të takimit.

Të ndarë sipas sektorëve grupet e punës vijuan takimet me fokus identifikimin e prioriteteve dhe hapat e mëtejshëm për projektin.

Postimi i Mëparshëm
“VLERËSIMI I STATUSIT TË VAKSINIMIT DHE I PROFILIT SEROLOGJIK NDAJ HEPATITIT B TEK PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË”- U PREZANTUA PROJEKTI FITUES I FINANCUAR NGA AKKSHI