Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË U BË PJESË E TAKIMIT “DIGJITALIZIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE: MUNDËSITË DHE SFIDAT PËR SHËRBIMET LOKALE NË SHQIPËRI” TË ORGANIZUAR NË KUADËR TË MODULIT “JEAN MONNET” DHE I MBËSHTETUR NGA BE

“Digjitalizimi i shërbimeve publike: Mundësitë dhe sfidat për shërbimet lokale në Shqipëri” ishte tema e një takimi të organizuar në kuadër të modulit “Jean Monnet” i mbështetur nga BE. Në këtë takim Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë u përfaqësua nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, e cila foli për rolin e institucioneve arsimore dhe forcimin e aftësive dixhitale, duke nënvizuar procesin e mësimdhënies online,  digjitalizimin e literaturës e bibliotekës etj.

Në takim, ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucioneve u theksua se fokusi i projektit ishte promovim i axhendës digjitale të BE-së 2030 në të gjitha instatncat publike apo private në Shqipëri.    

Leave a Reply