UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETI WESTERN MACEDONIA (UOWM) GREQI NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ORGANIZUAN WORKSHOPIN ME TEMË: “JUST TRANSITION AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT” (TRANZICIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM)

Në datën 16 nëntor 2023, Universiteti “Fan S. Noli” dhe Universiteti Western Macedonia (UOWM) Greqi organizuan workshopin me temë: “Just Transition and Sustainable Development” (Tranzicioni dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm).

Në këtë workshop përshëndetën fillimisht prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për Shkencën dhe Projektet, UNIKO dhe prof. dr. Eleni Griva, zëvendësrektor për Marrëdhëniet me Jashtë, Angazhimin Global dhe të Mësuarit e Vazhduar, UOWM.  

Ato u shprehën se kjo tryezë shkencore me pjesëmarrjen e ekspertëve, drejtuesve dhe pedagogëve të dy universiteteve ka në fokus ndarjen e mendimeve, ekspertizës dhe praktikave të mira në të dy anët e kufirit përsa i përket ndryshimeve klimatike dhe cilësisë së ajrit, eficiencës së energjisë elektrike, transformimit dixhital e qyteteve të zgjuara.

Gjithashtu, ky takim do të shërbejë edhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit konkret në mënyrë që në të ardhmen midis dy universiteteve të mund të realizohen projekte edhe më madhore në kuadër të ruajtjes së energjisë dhe edukimit të të rinjve në këtë drejtim.

Previous Post
GRUPI I EKSPERTËVE TË “RESEARCH EXPERTISE” NGA DIASPORA AKADEMIKE, READ VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROJEKTIT TË KËRKUAR NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, FINANCUAR DHE ZHVILLUAR NGA AADF PËR VLERËSIMIN DHE ZHVILLIMIN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NDEROI ME CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE Z. ARNOLD GEIGER, THEMELUES DHE PRESIDENT I FONADACIONIT “NEHEMIAH GATEWAY ALBANIA”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right