Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA TAKIMI I PARË I EDICIONIT TË TRETË TË “DEBATIT UNIVERSITAR”

Në datën 22 tetor 2021 u zhvillua Programi Kombëtar i Debatit Universitat, i cili ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë që të jenë qytetarë proaktivë, të mirëinformuar, të zotërojnë  kompetenca të të folurit në publik, si edhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre dhe në jetën publike.

Pjesë e këtij takimi ishin 14 mentorët nga 14 universitetet partnere, në 4 qytete të vendit, trajnerët e fushatës “nga fjala tek veprimi”, stafi i projektit, si dhe përfaqësues nga organizatat partnerë. Univeristeti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga specialisti i QKA, Romeo Terolli.

Në të u dakordësuan parimet e punës, si dhe u ndërtua modeli i bashkëpunimit, duke u nisur dhe nga përvojat e mëparshme.

Leave a Reply