Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA TAKIMI I DYTË NË KUADËR TË PROJEKTIT HAWKING NË TË CILIN UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ËSHTË PARTNER

Në datat 4-5 qershor 2024 Universiteti i Sarajevës Lindore mikpriti takimin e dytë të projektit HAWKING (Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations) në bashkëpunim me partnerët, përfshirë Universitetin “Fan S. Noli”.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të vlerësuar progresin dhe për të hartuar strategji për të ardhmen.

Gjatë dy ditëve të të këtij takimi u zhvilluan veprimtari të  ndryshme, ku partnerët raportuan për arritjet e tyre institucionale dhe progresin drejt qëllimeve të projektit. Secili partner, duke përfshirë Universitetin “Fan S. Noli” ndau njohuritë e fituara dhe sfidat me të cilat u përballën gjatë hulumtimit mbi numrin e nxënësve me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat ​​e mesme në rajon.

Në takim u trajtuan gjithashtu dhe çështjet financiare, procedurat e raportimit të projektit, si dhe u përshkruan detyrat për veprimtaritë e ardhshme. Ky diskutim gjithëpërfshirës synonte të siguronte menaxhimin dhe zbatimin sa më efektiv të këtij projekti.

Diskutime pati për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme, ku partnerët bashkëpunuan në identifikimin e strategjive për të adresuar sfidat e hasura dhe për të optimizuar ngjarjet e ardhshme të projektit.

Angazhimi dhe përpjekjet bashkëpunuese të demonstruara gjatë këtij takimi janë hapa thelbësorë drejt krijimit të mjediseve arsimore gjithëpërfshirëse dhe kapërcimit të barrierave për studentët me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply