U ZHVILLUA NË UNIKO TAKIMI I KOMITETIT KOORDINATIV TË RRJETIT TË QENDRAVE PËR FORMIMIN E VAZHDUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+, TEAVET

Në datën 15 tetor, në mjediset e Qendrës së Formimit të Vazhduar (QFV) në UNIKO u zhvillua takimi i Komitetit Koordinativ të Rrjetit të Qendrave të Formimit të Vazhduar, në kuadër të projektit TEAVET (Erasmus+). Takimi, i cili u ndoq edhe online, kishte përfaqësues nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës; Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër; Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë; Kolegji Universitar “Pavarësia”, Vlorë; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër; Universiteti i Sporteve, Tiranë; si dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Në fjalën e hapjes zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet në UNIKO, dr. Benita Stavre përshëndeti pjesëmarrësit, duke u uruar mirëseardhjen edhe në emër të rektorit, prof. dr. Dhimitri Bello. Ajo prezantoi më pas drejtimet kryesore të punës së QFV të UNIKO, duke u ndalur në historikun e saj, veprimtarinë, sfidat e përballjes me konkurrencën e padrejtë në dëm të cilësisë, sfidat e promovimit të ekspertizës universitare në institucionet e arsimit parauniversitar, në përgatitjen e dosjeve të plota të moduleve në procesin e aplikimit etj. Ajo ftoi të pranishmit të ndanin së bashku edhe të tjera sfida me qëllim që bashkëpunimi i deritanishëm të ofrojë më tepër mekanizma për përballimin e tyre. Të pranishmit i përshëndeti edhe dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila, ndërsa renditi disa nga arritjet e  QFV të Universitetit të Korçës, vlerësoi performancën cilësore të QFV që prej krijimit të saj, përgëzoi stafin që punon në të dhe theksoi se kjo qendër është një aset mjaft i rëndësishëm për FEF.

Më pas takimi vijoi me diskutimin e koordinatores së rrjetit, dr. Eva Çipi, e cila diskutoi në lidhje me disa nga problemet e hasura gjatë kësaj periudhe në lidhje me funksionimin paraprak të rrjetit.

Përgjegjësi i kësaj qendre, msc. Olger Brame, prezantoi kalendarin e të gjithë veprimtarisë që ka zhvilluar QFV të UNIKO që nga krijimi i saj e deri me sot. Ai parashtroi drejtimet kryesore të veprimtarisë së QFV duke u fokusuar në strukturën organizative,  burimet njerëzore të angazhuara pranë saj, plankalendarin vjetor, format e bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, mekanizmat e promocionit, sigurimin e brendshëm të cilësisë etj.  

Në fund u dhanë konkluzionet e takimit: Rjeti i QFV është një risi në strukturat që ofrojnë trajnime për mësuesit në detyrë; ai do të promovohet  në faqet përkatëse të mediave sociale; plan-kalendari vjetor i moduleve do të  koordinohet në nivel ndërinstitucional.

Konferenca përmbyllëse e projektit TEAVET do të shërbejë si një mënyrë për rrahjen e mendimeve rreth përmirësimit të shërbimeve të këtij rrjeti.

Previous Post
AMBASADA BRITANIKE FTON STUDENTËT E UNIKO NË SESIONIN INFORMUES PËR PËR BURSAT “CHEVENING”
Next Post
MËSIMI NË DISTANCË-UNIKO ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right