Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Studimet krahasuese në shoqërinë moderne; Balkani në kontekst Europian dhe global”

Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, KOSOVE, Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shqipëri, Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, KOSOVE, International Sociological Association (ISA) dhe me Shoqatën Sociologjike Shqiptare – Instituti Shqiptar i Sociologjisë organizojnë Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare: “Studimet krahasuese në shoqërinë moderne; Balkani në kontekst Europian dhe global” (Fizikisht ose virtualisht. Shtyrë nga nëntori 2020 në mars 2021 për shkak të pandemisë së Covid-19).

Konferenca do të organizohet në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, KOSOVE, në datat 19-20 mars 2021.

Duke marrë parasysh rrethanat e veçanta të pandemisë COVID-19, konferenca do të zhvillohet me pjesëmarrje dhe praninë fizike të prezantuesve (Universiteti i Prizrenit), si dhe online (në internet), pra përmes tri mënyrave të ndryshme të pjesëmarrjes:

1. Prezantime të drejtpërdrejta, ME praninë fizike të prezantuesit;

2. Prezantime të drejtpërdrejta, PA praninë fizike të prezantuesit (Online), platforma Zoom

3. Komunikimi jo i njëkohshëm, prezantime në internet, me video në YouTube (përmes sekretarisë së konferencës)

 

Afati i ri i dërgimit të aplikimeve/abstrakteve është 19 janar 2021; 24.00
 
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin informacione të detajuara për mënyrën e aplikimit dhe të dërgimit të abstrakteve në linkun e poshtëshënuar (shqip ose anglisht).

 

Previous Post
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE UNIVERSITETIT TË  TIRANËS
Next Post
U ZHVILLUA NË UNIKO FORUMI ME TEMË: “75 VITE MË PAS-PËRKUJTIMI I FUNDIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”