Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA NË UNIKO FORUMI ME TEMË: “75 VITE MË PAS-PËRKUJTIMI I FUNDIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”

Në datën 16 dhjetor në mjediset e UNIKO u zhvillua forumi i diskutimit me temë: “75 vite më pas-Përkujtimi i fundit të Luftës së Dytë Botërore” i organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), ku ishin të ftuar studiues dhe pedagogë të historisë dhe shkencave sociale të Universitetit të Korçës. Forumin e hapi drejtorja ekzekutive e AIIS znj. Alba Çela, e cila falënderoi zëvendësrektoren për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre për bashkëpunimin e ofruar nga Universiteti i Korçës, në kuadër të të cilit u zhvillua edhe kjo veprimtari. Më pas, ajo ftoi pjesëmarrësit të ndiqnin dy prej panelistëve me ekspertizë të shquar në SH.B.A.: prof. Bernard Fischer dhe gazetarin e autorin z. Peter Lucas, përmes prezantimit me video, ku sollën perspektiva e punime me interes për temën në fjalë. Forumi i vijoi punimet me një diskutim të hapur për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike në mbarë botën siç është Lufta e Dytë Botërore. Të pranishmit u ndalën në interpretime konkrete të ngjarjeve më të spikatura të kësaj periudhe, duke i parë ato në këndvështrimin shqiptar, ballkanik e botëror.

Leave a Reply