Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“TEKNOLOGJITË E REJA TË INFORMACIONIT DHE APLIKIMI I TYRE”- SESION SHKENCOR I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS, FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Departamenti i Informatikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, në bashkëpunim me departamentin DSIZ, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Kolegjin Universitar Logos dhe Kolegjin Universitar Beder, Tiranë, organizuan në dt. 27 maj 2022, në amfiteatrin e FSHNH, Sesionin Shkencor me temë: “Teknologjitë e reja të informacionit dhe aplikimi i tyre”.  Sipas përgjegjësit të këtij Departamenti dr. Rafail Prodani qëllimi i organizimit të sesionit është që pedagogët, ekspertë të fushës dhe studentë ekselentë të shpalosin arritjet dhe zhvillimet e fundit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, si dhe aplikime të tyre. Nëpërmjet shkëmbimit dhe transferimint të njohurive dhe përvojave synohet rritja e nivelit të kërkimit shkencor në këto fusha, e shkallës së  implementimit të këtyre teknologjive, si dhe bashkëpunim ndërmjet pedagogëve dhe studentëve të midis departamenteve. Nga departamenti i Informatikës, Universiteti “Fan S. Noli” referuan:

• Dr. Blerina Çeliku – “Integrimi i metodologjive të reja dhe mjeteve dixhitale në mësimdhënien e kriptografisë”;

• Kandidat dr. Dhori Beta – “Aplikime të Inteligjencës Artificiale në mjekësi”;

• Kandidate phd.  Lorela Shahini – “Docker Virtualization”;

• Msc. Realb Kushe – “Sfida dhe strategji për implementimin e “Continuous Software Engineering”;

• Studenti i programit të studimit “Informatikë Biznesi” Kristo Mano – “Vlerësimi i gadishmërisë së mësuesve përdorimi i Linux në edukim”;

• Studentja e programit të studimit “Informatikë Biznesi” Josina Salillari – “Një strategji e-biznesi për një institucion arsimor”.

Leave a Reply