TAKIMI I RADHËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “MIRËQENIA EMOCIONALE DHE SOCIALE E FËMIJËVE, ADOLESHENTËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË”, U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS 

Në datat 24-28 Qershor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, mirëpriti një tjetër takim të grupit të punës të departamentit të Shkencave Sociale, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë dhe grupit të punës të departamentit të Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës.

Ky takim i parë i përbashkët u mbajt si pjesë e projektit bilateral midis Shqipërisë dhe Kosovës, i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT).

Qëllimi kryesor i takimit ishte të identifikonte dhe të formulonte objektiva të qarta dhe të arritshme të projektit.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në grupe u angazhuan për të përcaktuar qëllimet kryesore të hulumtimit. Gjithashtu në takim u ofrua një platformë për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, duke krijuar një bazë të fortë për arritjet në vijimësi në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik ndërmjet dy institucioneve.

Previous Post
THIRRJE TË HAPURA NGA INSTITUTI EVROPIAN I INOVACIONIT DHE TEKNOLOGJISË (EIT)
Next Post
NJË GRUP DEPUTETËSH NGA KOMISIONI PËR EDUKIMIN DHE  MJETET  E INFORMIMIT PUBLIK ISHIN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU DISKUTUAN ME STAFIN MBI LIGJIN E ARSIMIT TË LARTË 
Postimet e fundit