Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E FSHNH NDËRMORËN NJË NISMË NDËRGJEGJËSUESE DUKE U BËRË DISA DHURATA SIMBOLIKE FËMIJËVE TË SHTËPISË SË FOSHNJËS “LULET E VOGLA” NË QYTETIN E KORÇË

Në datën 25 janar 2021 me nismën e studentëve të departamentit të infermierisë dhe me mbështetjen e studentëve të departamentit të shkencave sociale të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, u zhvillua një veprimtari ndërgjegjësuese me fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Lulet e vogla” në qytetin e Korçës. Kjo nismë u finalizua me vizitën që një përfaqësi studentësh, të shoqëruar edhe nga pedagogia e këtij fakulteti, dr. Elda Nuni, zhvilluan në shtëpinë e foshnjës, ku ndanë për ta disa dhurata të personalizuara me mbishkrimin:“Çdo situatë është e përkohshme. Jeta dështon të jetë perfekte, por ia del gjithmonë të jetë e bukur”. Studentët u shprehën se këto janë thjesht disa dhurata simbolike, por mesazhi që duan të përcjellin është një apel drejtuar të gjithë shoqërisë për të kthyer vëmendjen te këta vogëlushë në mënyrë që ata të mos ndihen vetëm.

Vizita e studentëve u zhvillua në zbatim të masave të sigurisë për COVID-19.

Leave a Reply