STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË SHKOLLËN III DIMËRORE TË ASECU YOUTH NË CHIOS, GREQI

Në datat 23 – 29 mars 2025 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në Shkollën III Dimërore ASECU Youth 2025, Greqi të organizuar nga departamenti i Biznesit në Universitetin Aegean, Chios.

Shkolla u zhvillua në Sofiko, Korinth, Greqi dhe në të morën pjesë rreth 120 studentë nga Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Greqia, Polonia, Rumania, Ukraina, Italia, Turqia dhe Kina.  Studentët ndoqën leksionet dhe punuan në grupe, ku fokusi ishte ndikimi i teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale në ekonominë dhe shoqërinë digjitale.

Krahas leksioneve, u zhvilluan edhe veprimtari ndërkulturore të cilat nxisnin bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve mes studentëve nga kultura të ndryshme. Veprimtaritë sportive dhe vizitat në atraksionet turistike të zonës ishin një tjetër pjesë e rëndësishme e Shkollës Dimërore 2025, duke ofruar një mundësi për të thelluar përvojën kulturore të studentëve pjesëmarrës.

Ata gjithashtu u njohën me mundësitë e programit Erasmus+ për sipërmarrjen e të rinjve, që i përgatit për angazhime në projekte ndërkombëtare dhe për të zhvilluar aftësitë profesionale.

Nga Universiteti ynë morën pjesë 12 studentë nga fakultete të ndryshme, të cilët patën mundësinë të ndanin përvojat dhe të bashkëpunonin me studentë nga universitete dhe shtete të tjera. Gjithashtu, grupi i UNIKO kishte edhe 3 pedagoge që krahas leksioneve, ofruan mbështetje dhe orientim për pjesëmarrësit gjatë aktiviteteve.

Studentët pjesëmarrës: Alesio Proko, Kristina Shega, Erika Lubonja, Erla Fero, Izabela Topi, Klea Bame, Ledjon Bajraktari, Mateo Pasho, Megi Nurçelli, Metion Hoxhalli, Redi Yzellari, Xhon Filipi dhe pedagoget prof. as. dr. Daniela Carmen Stoica, dr. Aida Mosko dhe dr. Blerina Çeliku.

Previous Post
NJOFTIM PER APLIKIMET PER ULJEN 50% NGA TARIFA E SHKOLLIMIT
Next Post
FEDERATA SHQIPTARE E SPORTIT UNIVERSITAR DHE UNIKO ORGANIZUAN NJË SERI NDESHJESH MIQËSORE MES EKIPEVE SPORTIVE TË UNIKO DHE UT

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right