Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NJË TRAJNIM NGA INSTITUTI SHQIPTAR I MEDIAS NË LIDHJE ME MASMEDIAN, FUNKSIONIN E SAJ, KONTROLLIN DHE VERIFIKIMIN E FAKTEVE

Në datat 5-6 maj 2022 Instituti Shqiptar i Medias është duke zhvilluar me studentë të Universitetit “Fan S. Noli” një trajnim dy-ditor në kuadër të projektit “Edukimi mbi median në universitete”. Në këtë trajnime janë ftuar studentë nga fakultete dhe programe të ndryshme studimi, nën koordinimin dhe realizmin e një prezantimi gjithëpërfshirës mbi median nga prof. as. dr. Anyla Saraçi, si dhe mentorimin praktik të koordinatorit të Institutit Shqiptar të Medias, z. Agim Doksani dhe dr. Rrapo Zguri. Trajnimi kishte në fokus çështjet: “Masmedia dhe funksionet e saj”, si dhe “Kontrollin dhe verifikimi i fakteve”. Kjo veprimtari krijoi mundësoi diskutimi mbi krijimin e një hapësirë ndërvepruese praktike për median dhe rolin e saj në shoqëri, duke mundësuar angazhimin e studentëve në të ardhmen, për realizimin e shkrimeve dhe materialeve me natyrë mediatike.

Leave a Reply