Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË MORRËN PJESË NË KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “IMPLIKIMET MENAXHERIALE NË MODELET E REJA TË TË BËRIT BIZNES”

Studentë të Fakultetit të Ekonomisë morrën pjesë në konferencën studentore me temë: “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes” organizuar nga Albanian University (UFO) në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Studentët pjesëmarrës trajtuan tema aktuale me interes nga fusha e ekonomisë dhe biznesit. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua denjësisht në këtë konferencë me referimet: “Eukimi financiar dhe përfshirja financiare” nga studentja Adelajda Hoxhalli; “Dropshipping” nga studentët Xhenilda Xhuti & Ledio Terolli; “Menaxhimi i risqeve të Covid-19. Rast studimi: Tirana Retina Institute” nga studentja Katerina Rota. Ju urojmë suksese studentëve tanë në hapat e tyre të parë në rrugën e kërkimit shkencor

Leave a Reply