STUDENTË TË DEPARTAMENTIT HISTORI-GJEOGRAFI DHE MATURANTË TË KOLEGJIT “PREKA” MORËN PJESË NË VEPRIMTARINË “PAKTI EVROPIAN PËR KLIMËN”, KU NDOQËN EDHE NJË LEKSION TË HAPUR NGA ISH- STUDENTI I KËTIJ DEPARTAMENTI KOSTJAN JANO, AKTUALISHT AMBASADOR RINOR I BASHKIMIT EVROPIAN PËR KLIMËN

Në datën 28 prill 2022, departamenti i Histori-Gjeografisë i Universiteti “Fan S. Noli” organizoi, me studentë dhe maturantë të ftuar nga Kolegji “Preka”, veprimtarinë “Pakti Evropian për Klimën”. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm pedagogë e mësues të lëndëve të historisë dhe gjeografisë të të dy institucioneve, u mbajt një leksion i hapur nga ish-studenti i këtij departamenti Kostjan Jano, aktualisht amabasador rinor i Bashkimit Evropian për klimën. Ai ndau me të pranishmit përvojën e tij gjatë studimeve në Universitetin “Fan S. Noli” dhe gjatë punës që zhvillon, si dhe u ofroi të rinjve ndihmën e tij duke i nxitur të angazhohen në projekte të ndryshme si Brenda, ashtu dhe jashtë institucioneve. Gjithashtu, pedagogët e këtij departamenti i njohën të rinjtë me mundësitë që ofron universiteti ynë në kuadër të programeve Erasmus+ në bashkëpunim me universitete të tjera në vendet e rajonit, por edhe në kuadër të Paktit të Klimës dhe si OJF. Ky departament do të ketë në vazhdimësi bashkëpunime me këtë kolegj, por edhe me shkollat e tjera të mesme të qytetit, me qëllim promovimin e ofertës së tij akademike dhe njohjes me mundësitë e shumta që ofron ky program studimi për maturantët dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË DISKUTIMET PËR HARTIMIN E PLANIT VENDOR TË VEPRIMIT PËR VULLNETARIZMIN ORGANIZUAR NË KUADËR TË KONSORTIUMIT “PUSHTET VENDOR–SHOQËRI CIVILE, PËR VULLNETARIZËM TË QËNDRUESHËM LOKAL”
Next Post
Project: INACT: AN INTEGRATED APPROACH FOR PROMOTING CROSS-BORDER BUSINESS AND DEVELOPMENT