SPECIALISTËT E BIBLIOTEKËS UNIVERSITARE U BËNË PJESË E TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “DIGJITALIZIMI I FONDIT TË BIBLIOTEKËS SË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 1 mars 2024 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli’ u zhvillua një trajnim në kuadër të projektit “Digjitalizimi i Fondit të Bibliotekës së Universitetit “Fan S. Noli”, financuar nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Specialistja Ejona Bodo tregoi me detaje mënyrën e zhvillimit të procesit të digjitalizimit, ku do të përfshihet skedimi dhe katalogimi i të gjithë fondit të bibliotekës së Univeristetit “Fan S. Noli”.

Sipas zëvendësrektores për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre në këtë kuadër synohet të krijohet një platformë aksesi dhe arkive për rreth 17 mijë tituj që ndodhen në këtë bibliotekë, si dhe për gati 190 njësi, ku përfshihen dorëshkrime, letër-këmbime e artikuj të ndryshëm si pjesë e Fondit Nolian, të cilin prof. Nasho Jorgaqi ia dhuroi Universitetit tonë dhe aktualisht ndodhet në mjediset e Bibliotekës Shkencore.

Previous Post
NË KUADËR TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI I BARRIERAVE QË NDIKOJNË NË IMPLEMENTIMIN E EKONOMISË RRETHORE NË FERMAT BLEGTORALE NË SHQIPËRI” PARAQITEN REZULTATET E STUDIMIT NË BASHKITË E DIBRËS DHE TË KORÇËS
Next Post
SFIDAT DHE SHANSET PËR REFORMËN ZGJEDHORE –PRITSHMËRITË QYTETARE DHE REKOMANDIMET PRIORITARE ISHIN NË FOKUS TË NJË FORUMI QË INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE ME MBËSHTETJEN E AMBASADËS SË MBRETËRISË HOLANDEZE, TIRANË ZHVILLOI ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”