Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

RRITJA E NDËRGJEGJËSIMIT PËR PASOJAT E ANTIMIKROBIKOREZISTENCËS DHE MËNYRAT E PARANDALIMIT TË SAJ ISHTE QËLLIMI I NJË SEMINARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFERMIERISË NË KUADËR TË JAVËS NDËRKOMBËTARE TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR REZISTENCËN ANTIMIKROBIKE

Në datën 22 nëntor 2023, departamenti i Infermierisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane,  në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, e cila mbahet çdo vit nga data 18-24 nëntor organizoi një leksion të hapur me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e antimikrobikorezistencës dhe mënyrat e parandalimit të saj.

Dr. Zhinzela Qyli, dr. Adelina Galica, dr. Eda Stasa dhe dr. Lindita Terolli pedagoge në këtë Departament folën për çështje të ndryshme epidemiologjike, klinike dhe perspektivat për të ardhmen në lidhje me këtë problem global të shëndetit publik, i cili ështe pikërisht rezistenca e antibiotikëve ndaj mikrobeve të ndryshme.

Të pranishmit pedagogë e studentë bënë pyetje, dhanë mendime dhe diskutuan rreth temës të zgjedhur për këtë leksion të hapur.

Leave a Reply