Në datën 21 tetor 2024 rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në një takim studentët pjesëmarrës në Maratonën e Tiranës. Ndërsa i përgëzoi për këtë pjesëmarrje Rektori vlerësoi njëkohësisht të gjitha angazhimet e studentëve në veprimtaritë sportive si brenda, ashtu edhe jashtë vendit në disiplina të ndryshme.
Në takim u diskutua edhe për rolin që ka Këshilli Studentor jo vetëm në organizimin dhe angazhimin e studentëve në veprimtaritë e ndryshme, por edhe për në adresimin e shqetësimeve dhe nevojave që mund të kenë.
Në këtë kuadër rektori u shpreh i hapur për të mirëpritur çdo sugjerim apo propozim nga ana e studentëve, që lidhet me aktivitetin studentor në UNIKO me qëllim për të krijuar një mjedis ku studentët të ndihen të motivuar për të zhvilluar ide dhe projekte që kontribuojnë në jetën e tyre akademike, kulturore e sportive.