REKTORI PËRGËZOI STUDENTËT VULLNETARË QË MORËN PJESË NË ORGANIZIMIN E OLIMPIADËS XIX TË MATEMATIKËS PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE TË EVROPËS JUGLINDORE

“Kjo ështe medalja e tretë e artë me pikë të plota që po jap me rastin e Olimpiadës XIX të Matematikës për Studentët e Universiteteve të Evropës Juglindore” me këto fjalë u është drejtuar rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi studentëve që u angazhuan vullnetarisht në organizimin e kësaj olipmpiade, nën kujdesin e veçantë të drejtuesit organizativ, dr. Arto Adili.

Rektori i falënderoi duke shprehur mirënjohje për punën e tyre të vyer në organizimin e kësaj Olimpiada, e cila për herë të parë u mbajt në vendin tonë dhe iu besua universitetit tone. “Ishte një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për të treguar aftësitë, përkushtimin dhe shpirtin e bashkëpunimit. U duk sikur gjithçka ishte konkurrimi, por mbas këtij procesi qëndronin organizatorët, mbështetësit, ju studentët tanë.  Ishit në rolet tuaja si ndihmësorganizatorë në ditën e testit të olimpiadës, si guida për vizitat në qytete, në muze e në fshatrat turistikë, si përkthyes në takime të ndryshme, ndërsa mjaft studentë të departamentit të Infermierisë qëndruan të gatshëm për çdo problem shëndetësor që mund të kishin pjesëmarrësit në këtë olimpiadë. Ju u angazhuat në çdo detaj të organizimit, duke bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke filluar që nga mikpritja e pjesëmarrësve, koordinimi i veprimtarive, kujdesi me logjistikën e deri te krijimi i një atmosfere të ngrohtë dhe miqësore me pjesëmarrësit nga vende të ndryshme. Kontributi juaj nuk do të harrohet dhe do të mbetet një gur i çmuar në historinë e Universitetit tone”.

Në fund të takimit u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë studentët vullnetarë.

Jorkim Baruti, Lediana Kanina, Dhimitri Foto, Gabriela Dajkolli, Dea Bici, Antigoni Tulla, Brikena Rexhep, Elda Purba, Isuida Busho, Markelian Shero, Ksina Trajani, Harisjol Bajram, Aleksi Sema, Orgito Kasmollari, Ina Bala, Sara Maçolli, Ilma Mahmutllari, Juna Marolli, Irini Xhaxho, Anxhela Gurri, Dea Zaimi, Elda Hamolli, Gresa Topllari, Klara Kalanxhi, Klara Rexhollari, Klarisa Pocka, Kleda Havdo, Melda Çollaku, Mirela Stoceni, Mirejem Rushiti, Petraq Bregu, Rafaela Mulla, Rexhina Hyko, Sara Çolla, Simona Bici, Xhesika Gusho, Gabriela Pellcka, Entela Veizi.

Previous Post
VIJON PROCESI I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË KUADËR TË PROCESIT TË AKREDITIMIT
Next Post
Hapen aplikimet për mobilitete studentësh në Daugavpils University, Latvi.

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right