Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

REKTORI I UNIKO PROF. DR. DHIMITRI BELLO ZHVILLOI NJË TAKIM ME NXËNËSIT FITUES TË OLIMIADËS “RROKE SHKENCËN” NË INFORMATIKË, SI DHE STUDENTË TË “LABORATORIT TË DIJES”

Në datën 24 dhjetor 2020, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello zhvilloi një takim me nxënësit e shkollës së mesme “Tafil Rexhepi”, Pirg, të cilët për të dytin vit rradhazi u shpallën fitues të konkurrsit të informatikës në olimiadën “”Rroke shkencën” të organizuar nga studentët e “Laboratorit të dijës” me nxënës të shkollave të mesme të qarkut të Korçës. Në takimin ishte i pranishëm edhe dekani i FSHNH, dr. Arto Adili, i cili është dhe nismëtari i ngritjes së këtij laboratori pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, si dhe përgjegjësi i departamentit të informatikës, dr. Rafail Prodani.

Rektori përgëzoi studentët për punën dhe përkushtimin e tyre në organizimin e kësaj olimpiade me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve të shkollave të mesme të rajonit tonë, duke promovuar njëkohësisht edhe veprimtarinë e FSHNH dhe UNIKO në fushën e shkencave të natyrës dhe shkencave sociale. Gjithashtu ai përgëzoi edhe nxënësit fitues, të cilët falë punës dhe përgatitjes së tyre arritën të marrin vlerësime maksimale në këtë olimpiadë. Së fundi, për fituesit u dhanë disa dhurata simbolike, duke u uruar suksese të mëtejshme dhe festa të gëzuara. 

Leave a Reply