Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“QEVERISJA E SHQIPËRISË”- GJATË LUFTËS II BOTËRORE (1939-1944) U PARAQIT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Në datën 6 qershor 2024 departamenti i Historisë dhe Gjeografisë organizoi një veprimtari në të cilën u paraqit libri i autorit Gjet Ndoj “Qeverisja e Shqipërisë”- Gjatë Luftës II Botërore (1939-1944).

Në takimin, ku ishin të pranishëm pedagogë, studentë dhe studiues u theksua se libri bën fjalë për periudhën e Luftës II Botërore, por që sipas autorit ndryshe nga librat dhe botimet që në përgjithësi janë botuar për këtë periudhe, ky libër i referohet kryesisht administrimit dhe qeverisjes së Shqipërisë.

Vlerësime dhe opinione për librin, si dhe për krijimtarinë në përgjithëis të autorit Ndoj u dhanë nga prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF, phd. Metin Venxha, përgjegjës i departamentit të Historisë dhe Gjeografisë, nga zëvendësdekani i FEF, dr. Orion Ago etj.  

Në mbyllje të takimit autori Gjet Ndoj falënderoi organizatorët e këtij promovimi dhe të gjithë të pranishmit, ndërsa bëri edhe një përmbledhje të shkurtër të kapitujve që ka trajtuar në këtë botim.      

Leave a Reply