QENDRA SMART, NË KUADËR TË VEPRIMTARIVE TË SAJ ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË “PROMOTE SMART SPECIALIZATION STRATEGY ËITH UNIVERSITY STAKEHOLDERS”

Në datën 29 maj 2025 në vijim të veprimtarive të Qendres SMART, u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” tryeza e rrumbullaket me temë: “Promote Smart Specialization Strategy ëith University Stakeholders”.

Të pranishmit, studentë, alumni dhe të punësuar në biznese/ instiucione publike e private të rajonit tonë, i përshëndeti fillimisht prof. as. dr. Ledina Alolli, dekane e FE, ndërsa pedagogia, dr. Klaudia Lipi mbajti leksionin e hapur me temë “Innovation, Labor Market and the role of University”.

Në fokus të këtij leksioni ishin çështjet:

-Inovacioni, Rëndësia e tij në Zhvillimin Ekonomik

-Lidhja midis Inovacionit dhe Tregut të Punës

-Universiteti dhe Bashkëpunimi i tij me Tregun e Punës për Rritjen e Njohurive dhe Kompetencave për Inovacion dhe Sipërmarrje, (Qendra SMART, UNIKO)

-Sfida dhe Mundësi në Bashkëpunimin Universitet-Treg Pune

Objekt diskutimi i këtij takimi ishin: Inovacioni dhe Sipërmarrja; Strategjia Kombëtare e Sipërmarrjes Inovative 2023-2030; mbështetja e sturt-up-ve; tregu i punës; si dhe vështirësitë konkrete me të cilat përballen studentët, duke sjellë edhe përvoja nga puna e tyre.

Gjatë diskutimeve u theksua roli i Universitetit dhe në veçanti i Qendrës SMART, në drejtim të informimit, promovimit dhe trajnimeve që ofron për grupe të ndryshme interesi, si: staf akademik, studentë apo sipërmarrës, si dhe në mbështetje të përshtatjes me aftësitë e njohuritë që tregu i punës kërkon në mënyrë të vazhdueshme.

Postimi i Mëparshëm
FAKULTETI I BUJQËSISË MIRËPRITI VEPRIMTARINË “FUQIZIMI I TË RINJVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR PËR NJË TË ARDHME MË TË GJELBËR”
Postimi Pasues
“POTLUCK DINNER 2025”-PROJEKT NGA STUDENTËT E VITIT TË PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “GJUHË ANGLEZE”