Në datën 14 prill 2022, Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, zëvendësrektori për mësimin, dr Arto Adili dhe administratori, z. Petrika Petro pritën në takim znj, Vilma Shurdha Komisionere e Seksionit të Përgjithshëm pranë institucionit të Avkatit të Popullit, shoqëruar edhe nga ndihmëskomisionerja që mbulon problemet e arsimit pranë këtij institucioni. Biseda u fokusua në problematikat dhe shqetësimet me të cilat përballet sot arsimi i lartë në vend, si dhe në rolin dhe funksionin e institucionit të Avokatit të Popullit si një institucion kushtetues në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Të gjitha këto znj. Shurdha i prezantoi edhe gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi më pas me studentët e Universitetit “Fan S. Noli”.