Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“ROLI I MIKROFINANCËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË COVID-19″ – LEKSION I HAPUR I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET, TË FTUAR Z. AKIL KRAJA DHE Z. VANGJO MITACE DREJTUES DHE SPECIALISTË TË FINANCËS NË INSTITUCIONIN FINANCIAR NOA SH.A

“Roli i mikrofinancës në periudhën e pandemisë Covid-19″ ishte tema e leksionit të hapur të zhvilluar nga departamenti Financë-Kontabilitet në datë 13 prill 2022. Z. Akil Kraja dhe z. Vangjo Mitace drejtues dhe specialistë të financës në institucionin financiar NOA sh.a ishin të ftuar, ndërsa leksioni u organizua nga lektoria e lëndës “Teknika bankare”, dr.Klaudia Lipi. Sipas saj, ky leksion u realizua në kuadër  të marrëveshjes së bashkëpunimit që Fakulteti i Ekonomisë  nënshkroi  me institucionin financiar NOA sh.a. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional parashikohen të realizohen praktikat profesionale të studentëve ,trajnime, edukimi financiar, punësim në sektorin financiar, si dhe pjesëmarrje në projekte të përbashkëta, me fokus mbështetjen e studentëve me potencial në sektorin financiar dhe zgjerimin e urave të bashkëpunimit mes stafit akademik të Universitetit “Fan S. Noli”dhe NOA sh.a.

Leave a Reply