Datë 23 shtator 2025-6 studentë të tjerë të Fakultetit të Bujqësisë do të bëhen pjesë e praktikave të punës në kuadër të programit të zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme (SRD II ) të GIZ mbështetur nga GOPA-AFC Gmbh si zbatuese e projektit, si dhe në bashkëpunim me biznesin që operon në rajonin tonë.
Në takimin e organizuar në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë, studentët u priten nga dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, si dhe profesori i hortikulturës pranë Universitetit Teknik të Chișinău-t, Moldavi, prof. dr. Ananie Pesteanu.
Gjatë bisedës u vu theksi në përvojën e suksesshme të vitit të kaluar, ndërsa profesor Pesteanu ndau me studentët njohuri e disa sugjerime për t`i mbajtur parasysh gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale që do të fillojë në muajin tetor.









