Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRFUNDOI KAMPIONATI EKIPOR I SHAHUT “VANGJO BOBOSHTICA” I ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ME SHKOLLAT E MESME TË QARKUT TË KORÇËS

Në datën 24 nëntor 2021 u zhvilluan ndeshjet finale të Kampionatit Ekipor të Shahut  “Vangjo Boboshtica”, të cilat janë përmbyllur me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ceremonia u mbajt në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” me pjesëmarrjen e ekipeve përfaqësuese të shkollave të mesme të qarkut të Korçës, organizatorë të kampionatit, studentë dhe pedagogë. Në këtë ditë përshëndeti pjesëmarrësit dhe të pranishmit nëpërmjet një videomesazhi edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut z. Eduard Shalsi, i cili ka përgëzuar 12 ekipet pjesëmarrëse, duke uruar bashkëpunime të tjera të suksesshme midis Federatës dhe Universitetit “Fan S. Noli”.

Gjatë ceremonisë u ndanë 4 çmime: “Çmimi inkurajues dhe i tretë” u fitua nga shkolla e mesme e përgjithshme “Faik Konica” dhe shkolla e mesme e përgjithshme “Gjergj Pekmezi” Pogradec, çmime ua dorëzoi zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, i cili në fjalën e tij si organizator i këtij kampionati falenderoi shkollat pjesëmarrëse për angazhimin serioz, mësuesit dhe Shoqatën Studentore Sportive të Universitetit të Korçës.

Çmimi i dytë u fitua nga Kolegjit “Preka” dhe trefeun ua dorëzoi zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre. Çmimin e parë e fitoi shkolla “Muharrem Çollaku”, Pogradec, dhe çmimin ia dorëzoi Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Korç, znj. Ana Verushi, e cila uroi pjesëmarrësit dhe organizatorët, si dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe në emër dhe të institucionit që drejton për mbështetje edhe bashkëpunim në veprimtari të tilla të cilat angazhjnë të rinjtë me sportin dhe kulturën.   

Leave a Reply