Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORRËN PJESË NË TRAJNIMIN E ORGANIZUAR NË TECHNISCHE UNIVERSITÄT DRESDEN, GJERMANI NË KUADËR TË PROJEKTIT VALUE-X

Një grup pedagogësh të Universitetit “Fan S. Noli” morrën pjesë në një trajnim në lidhje me projektin VALEU-X në Technische Universität Dresden, Gjermani. Dr. Dorela Kaçauni, dr. Eriola Qafzezi, dr. Suela Ibraimllari, dr. Elda Panariti dhe studentja Eva Kazllarof gjatë kësaj  vizite u njohën me shembuj të praktikave të mësimdhënies online dhe të asaj të kombinuar. Gjithashtu ata patën mundësinë të vëzhgonin infrastrukturën inovative të mësimdhënies dhe të nxënit të Technische Universität Dresden, ku zhvilluan edhe një takim me prorektorin për Transferimin e Teknologjisë dhe Ndërkombëtarizimin.

Gjatë këtij takimi u realizua dhe nisja e Kursit Ndërkombëtar të Mësimit Virtual Bashkëpunues (VCL), në të cilin studentët e vitit të parë “Master” në “Gjuhë Angleze”, Universiteti “Fan S. Noli” do të bashkohen me studentë të tjerë nga universitete shqiptare, si: UET, EPOKA, USHK, UNIEL, UAM, si dhe universitete të Gjermanisë dhe Sllovenisë. Ata do të punojnë në grupe të mbikqyrura nga E-Tutors, të cilët do të sigurojnë ecurinë e punës.

Leave a Reply