Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PAK DRITË NË THEMELET E SINICËS KA HEDHUR Z. IBRAHIM MEMELLI AUTOR I LIBRIT ME TË NJËJTIN TITULL, I CILI U PREZANTUA SOT NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË MJEDISET E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Në datën 2 shkurt 2023 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u prezantua libri “Pak dritë në themelet e Sinics” i autorit Ibrahim Memelli, në një veprimtari të organizuar nga departamenti i Historisë dhe Gjeografisë. Në çelje të këtij takimi, ku ishin të ftuar pedagogë e studentë përgjegjësi i departamentit, phd. Metin Venxha falënderoi autorin që ndodhet sot mes studentëve për të sjellë këtë trajtim kaq të prekshëm me të gjitha karakteristikat e tij origjinale që ai i bën vendit të tij të lindjes, Sinicës.

Një prezantim më të zgjeruar të librit, duke e ilustruar edhe me shembuj bëri pedagogia, dr. Ermiona Braholli, ndërsa vetë autori nënvizoi faktin që gjithmonë duhet vlerësuar kontributi për vendlindjen. Gjithashtu në këtë libër ai ka kërkuar ng brezat E  duhet të mbrojnë e kultivojnë traditat e lashta sinicare. Duke falënderuar Universiteitn “Fan S. Noli” për këtë organizim autori Memelli dhuroi për bibliotekën e fakultetit disa kopje të librit “Pak dritë në themelet e Sinicës”.  

Leave a Reply