Departamenti i Administratës Publike në kuadër të hapjes së sezonit të ri të rekrutimit në administratën publike, po organizon veprimtari informuese në disa nga universitet e Shqipërisë, për të informuar studentet e diplomuar dhe në prag diplomimi mbi mundësitë e ndryshme të punësimit në administratë. Në datën 29 maj 2017, ora 10.00 do të vizitojë Universitetin “ Fan S. Noli” dhe do të shpërndajë fletëpalosje informuese mbi procedurat rekrutuese në administratën publike.
Një pjesë e ekipit të DAP do të merret me shpërndarjen e fletëpalosjeve në hyrjen e universitetit, ndërsa pjesa tjetër (përfaqësues i DAP dhe projektit) do të jenë në dispozicion për t`iu përgjigjur pyetjeve të studentëve mbi procesin e rekrutimit.
Ju ftojmë t`ju afroheni përfaqësuesve të DAP dhe të pyesni për pozicionet e lira.