Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR PRANIMET NË CIKLIN E STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”

  1. Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike deri në datën 12 Tetor 2018 dhe në IALT-të jopublike deri në datën 19 Tetor 2018.
  2. Brenda datës 22 Tetor 2018, IAL-të publike dhe brenda datës 29 Tetor 2018 IAL-të jopublike të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.
  3. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. IAL-të detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.
  4. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së publike deri në datën 30 Tetor 2018, dhe deri në datën 06.11.2018, pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së jopublike.
  5. IAL-ja shpall në vende të dukshme dhe publikon në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 1 Nentor 2018 për IAL-të publike dhe 08 Nëntor 2018 për IAL-të jopublike.
PROGRAMET E STUDIMIT QË OFRON UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË
  • “Master  i Shkencave” në “Filozofi Sociale”
  • “Master” në “Mësues në Shkenca Sociale”
  • “Master Profesional” në “Administrim Publik”
  • “Master Profesional” në “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit” 
  • “Master”  “Mësues në Matematikë dhe Informatikë-Fizikë”
  • “Master Profesional” në “Infermieristikë”  
  • “Master” “Mësues në Biologji dhe Kimi”
  • “Master profesional” në “Bankë dhe Sigurime”
  • “Master profesional” në “Guidë Turistike”
  • “Master profesional” në “Administrim Biznesi”
  • “Master profesional” në “Financë – Kontabilitet”
  • “Master profesional” në “Marketing”
  • “Master profesional” në “Turizëm”
  • “Master i Shkencave” në “Financë”
  • “Master Profesional” në “Mesues për Arsimin Fillor”
  • “Master” “Mësues në Histori dhe Gjeografi”
  • “Master” në “Mësues i Gjuhës Angleze”
  • “Master” “Mësues për arsimin e mesëm profesional”
  • “Master” në “Mësues  i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë”
  • “Master i Shkencave” në “Kulturë, Media dhe Editim”
  • Master i Shkencave në “Mjekësi e Bimëve”
  • Master Profesional në “Inxhinieri Agrare, Profili Hortikulturë”
  • Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”
  • Master Profesional në “Zhvillim i Integruar Rural”

Leave a Reply