Civil Rights Defenders (CRD), një organizatë ndërkombëtare që punon në vende të ndryshme të botës për mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike organizon një takim me tëmë “UNË MARR PJESË! ZËRI IM, VOTA IME VLEN!”
Kjo veprimtari zhvillohet me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe në partneritet me Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Institutin për Studime Politike. Ky projekt po zbatohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe synon të fuqizojë qytetarët dhe në veçanti të rinjtë dhe shoqërinë civile që të angazhohen, të promovojnë, të advokojnë dhe monitorojnë proceset demokratike.
Forumi është planifikuar të zgjasë rreth 1 orë e gjysëm dhe pritet të marrin pjesë rreth 25 studentë të interesuar.
Aktiviteti zhvillohet online, në platformën Microsoft Teams, më 24 Mars, ora 14.00.
Të gjithë të interesuarit duhet të shpresin interesin në Qendra e Karrierës dhe Alumnit në facebook ose në adresën e e-mail: qka@unkorce.edu.al