NJË HAP TJETËR DREJT FORCIMIT TË HAPJES AKADEMIKE DHE BASHKËPUNIMEVE NDËRBALLKANIKE U SHËNUA PËR UNIKO, I CILI ME FTESË TË UNIVERSITETIT TË MAQEDONISË PERËNDIMORE MORI PJESË NË TAKIMIN E ORGANIZUAR NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË ZEP, KOZAN

Në datën 19 qershor 2025, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në takimin e organizuar nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore në kampusin universitar të ZEP në Kozan, me synim krijimin e një rrjeti dinamik bashkëpunimi me universitete të tjera të rajonit të Ballkant.

Universiteti i Maqedonisë Perëndimore u prezantua në këtë takim me zëvendësrektoren përgjegjëse për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Hapjen Akademike dhe Kujdesin Holistik, prof. Eleni Griva; zëvendësrektoren për Çështjet Administrative dhe Ekonomike, prof. Malamati Louta; drejtuesja e departamentit të Psikologjisë, prof. asoc. Stella Gkiaouri; drejtori i Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm (KEDIVIM), lektor Menelaos Tzifopoulos, pedagog në departamentin e Mësuesisë për Arsimin Fillor, si dhe studiues të tjerë të këtij universiteti.

Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga zëvendësrektoria dr. Aida Mosko, dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, përgjegjësi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi, pedagogia e departamentit të Shkencave Sociale dhe anëtare e Senatit, prof. as. dr. Magdalini Vamba, si dhe pedagogu, phd.  Jordan Jorgji.

Gjatë takimit u prezantua veprimtaria shkencore e të dy institucioneve, duke u shoqëruar me një shkëmbim mendimesh dhe idesh inovative mbi mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm. Diskutimet u fokusuan në fusha me rëndësi si tranzicioni i gjelbër, arsimi gjithëpërfshirës, programet e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Vëmendje e veçantë i`u kushtua perspektivave të bashkëpunimit në shkencat humane dhe shoqërore, zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta akademike dhe kërkimore, si dhe krijimit të programeve të përbashkëta të studimit.

Previous Post
“FOL SHQIP: NJË MONITORIM DHE DEBAT RRETH GJUHËS SHQIPE NË TV”- TAKIM I ORGANIZUAR ME NISMËN E ISHM DHE AMA NË KUADRIN E RRITJES SË NDJESHMËRISË PËR PËRDORIMIN SA MË TË SAKTË TË GJUHËS SHQIPE
Next Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË KËSHILLIN E QARKUT KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right