Nga data 29 maj-2 qershor 2023 një grup pedagogësh nga South-West University “Neofit Rilski”, Bullgari do të jenë në Universitetin “Fan S. Noli” me mobilitet për mësimdhënie në kuadër të programit Erasmus+.
Ch. assis. prof. Anton Manchev, asoc. prof. Ekaterina Mitova, assoc. prof. Dimitur Tomov dhe assis. prof. Mariela Filipova u pritën fllimisht në një takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, ku diskutuan për lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit midis dy universiteteve me fokus hartimin e programeve të përbashkëta të studimit dhe përfshirjen e stafit e studentëve në veprimtari të përbashkëta.
Për bashkëpunime dhe veprimtari konkrete në fushën e shëndetësisë dhe në atë të sporteve u diskutua gjatë takimeve që pedagogët nga Bullgaria zhvilluan me drejtuesit dhe stafin akademik të departamentit të Infermierisë dhe të departamentit të Edukimit.
















