NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PO ZHVILLOHET KAMPIONATI EKIPOR I SHAHUT “VANGJO BOBOSHTICA”, ME PJESËMARRJEN E EKIPEVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QARKUT TË KORÇËS

Startoi në datën 17 nëntor 2021 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”, Kampionati ekipor i shahut “Vangjo Boboshtica”, i cili organizohet nga Shoqata Studentore Sportive e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut. Në garë janë 12 shkolla të mesme të qarkut të Korçës. Në këtë ditë të parë ekipet pjesëmarrëse u përshëndetën nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero, të cilët u uruan atyre suksese.

Ndarja në grupe u përcaktua paraprakisht në shorteun e hedhur në Universitetin “Fan S. Noli”.

Në datën 24 nëntor në përfundim të ndeshjeve në grupe do të luhen ndeshjet finale, sipas skemës së përcaktuar,

Universiteti “Fan S. Noli” synon që ta kthejë në traditë të përvitshme organizimin e këtij kampionati, duke e përfshirë në kalendarin e veprimtarive të Universitetit.

Previous Post
STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË, MORRËN PJESË NË SESIONIN INFORMATIV PËR THIRRJET PËR PROJEKTE TË ORGANIZUAR NGA FONDI I BALLKANIT PERËNDIMOR WBF
Next Post
NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT ME INSTITUCIONET E ARTIT DHE TË KULTURËS, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME BIBLIOTEKËN “THIMI MITKO”, KORÇË DHE ME MUZEUN KOMBËTAR TË ARTIT MESJETAR